Me datë 27.07.2022 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u miratua ligji për punët e kontabilitetit, me të cilin ngrihen kapacitetet dhe pregaditja profesionale e kontabilistëve.
Sipas këtij ligji ,kontabilistët dhe kontabilistët e autorizuar do të obligohen për dhënien e detyryeshme tëprovimit për hyrje në profesion ,si dhe për rritjen e numrit të orëve për përsosje të vazhdueshme profesionale(PVP).
Mbikëqyrja mbi profesionin e kontabilitetit do të kryhet nga organi i pavarur dhe i mëvetësishëm .Këshilli për avancim dhe mbikëqyrje të profesionit të kontabilitetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ligji bazohet në parimet e paanshmërisë, pavarësisë, transparencës, ekspertizës, profesionalizimit dhe ligjshmërisë në kryerjen e punëve të kontabilitetit.